Dhunë në familje në Prishtinë, gruaja sulmohet fizikisht nga burri
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rreth orës 09:00, pas një mosmarrëveshje një mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 28.08.2025-09:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.