Dhunimi i të miturës në Prishtinë, Prokuroria jep detaje për RTV21

Prokuroria themelore e Prishtinës ka bërë të ditur disa detaje në lidhje me dhunimin e të miturës e cila ishte vetëm 11-vjeçe kur është dhunuar për herë të parë në vitin 2022.

Në një përgjigje për portalin rtv21.tv nga prokuroria thonë se prokurori i shtetit ka parashtruar masën e paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar, ndërsa sot me datën 28.02.2025 po mbahet seanca dëgjimore prej orës 9:30 minuta kundër katër personave të dyshuar për veprën penale.

“Prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar, ndërsa sot me datë 28.02.2025 është mbajtur seanca dëgjimore kundër katër (4) personave të dyshuar për veprën penale. Personat të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale janë: Tre (3) persona për vepër penale ”Dhunimi”, dy (2) persona për vepër penale ”Trafikim me njerëz”, si dhe dy (2) persona për vepër penale ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”. Për më shumë informata tani për tani lidhur me çështjen, nuk mund të ofrojmë pasi që viktima është e mitur dhe mund të dëmtohet rasti në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për rtv21.tv.

Po ashtu nga Prokuroria kanë thënë se nuk mund të ofrojnë më shumë detaje tani për tani lidhur me rastin pasi që viktima është e mitur dhe mund të dëmtohet rasti.

Ndërkaq, për këtë rast kanë reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës duke thënë se ky rast “na rikujton edhe një herë dështimet në mbrojtje dhe rehabilitim e reintegrim të viktimave të dhunës me bazë gjinore, veçanërisht në rastet e ndjeshme kur për viktimë janë vajzat e mitura”.

Ri-dhunimi i të miturës, RrGK: Institucionet relevante të japin llogaridhënie

Back to top button