Dhunohet edhe një vajzë në Klinë

Një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për dhunimin e një vajze.
Rasti në polici është hapur më 10 shtator si “dhunim” dhe ka ndodhur në Klinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Portali rtv21.tv raportoi sot edhe për një rast tjetër të dhunimit seksual ndaj një të miture në komunën e Istogut./21Media

Back to top button