Dhunohet një e mitur në Gjilan

Një grua nga Gjilani dje ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur është dhunuar nga një person.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Bëhet e ditur se viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare e mitur dyshohet se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor”, njofton Policia në raportin e saj 24 orësh./21Media

Back to top button