​Dhunohet një e mitur në Istog, arrestohet i dyshuari

Një e mitur është dhunuar në Istog në shtator të vitit të kaluar.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet sot se viktima 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar.
Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.  I njëjti gjendet në Spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë.
Lidhur me rastin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për rtv21.tv ka njoftuar Prokuroria Themelore ne Pejë, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”. Ai ka thënë se brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do bëjë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj personi të pandehur.
“Prokuroria e Pejës do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e kësaj çështje penale”, ka thënë Nikçi./21Media

Back to top button