Dhunohet një vajzë në Drenas, Prokuroria Themelore ka dhënë detaje për RTV21

Mesditën e të mërkurës është arrestuar një burrë i cili dyshohet për dhunimin e një vajze në Drenas.
Policia e Kosovës sot ka raportuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Portali rtv21.tv lidhur me këtë ka komunikuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj ka thënë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person madhor, i dyshuar për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Sulmi seksual” dhe “Dhunimi”.
Ajo ka thënë se Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.
Ulaj ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, si dhe fazës hetimore, nuk mund të tregohen detaje të tjera./21Media

Back to top button