Dhunohet një vajzë në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një person në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë.

Sipas raportit ditor të Policisë rasti ka ndodhur të dielën në orën 18:00.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe sipas raportit të Policisë do të dërgohet për ekzaminim në mjekësinë ligjore.

Ndërsa, dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “dhunim”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./21Media

Back to top button