Dhunohet seksualisht një e mitur në Viti

Një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht në Viti. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se person i dyshuar për kryerjen e veprës është arrestuar.
Ngjarja fillimisht është raportuar më 26 tetor, ndërsa arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur më 28 tetor.
“Rasti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raport./21Media

Back to top button