Dhunohet seksualisht për një vit e mitura, nisin hetimet për të dyshuarin

Një e mitur dyshohet se është dhunuar për një vit nga një person me inicialet J.G në Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Sipas saj, prokuroria ka nisur hetimet për shkak të dyshimit të bazuar kundër të pandehurit J.G i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht të miturën disa herë për periudhën kohore rreth një viti.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokurori kujdestar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” bazuar nga neni 227 par.8 lidhur me par.7., lidhur me par.4., nenpar.4.7., lidhur me par.1., lidhur me nenin 77 par.1 nenpar.1.1.5., te Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur R.G., është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili e kishte dhunuar disa here për përiudhe kohore rreth një (1)viti”, ka thënë Shala rtv21.tv.
Po ashtu Shala tha se prokurori i çështjes kundër të pandehurit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe e mitura R.G., momentalisht është dërguar për ekzaminim gjinekologjik./21Media