Dhunoi familjarët, 52-vjeçari vetëvaret në paraburgim

 

Një 52-vjeçar, i arrestuar për dhunë në familje u gjet i vetëvarur  mbrëmjen e 1 gushtit nga personeli policor.

Viktima u identifikua si shtetasi me iniciale T.T., i cili ishte shoqëruar për rreth 3 orë në ambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës, pas denoncimit të familjarëve të tij.

Dyshohet se 52-vjeçari ishte nën efektin e pijeve alkolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

Nga ana tjetër, u proceduan penalisht 2 punonjës policie për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për A.Ç., në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës dhe G.B., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë./vizionplus

Back to top button