Dialogu dhe Ligji për të huajt i Kosovës e çojnë në Beograd Petersenin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar për takimet që zhvilloi në Serbi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryenegociatorin Petar Petkoviq.
Sorensen i cilësoi si takime të mira dhe tha e ka folur për çështjet e dialogut, si dhe për zbatimin e Ligjit për të Huajt.
“Duke çuar përpara diskutimet mbi çështjet kyçe të dialogut dhe duke shqyrtuar progresin në zbatimin e Ligjit për të Huajt. U dakorduam për nevojën që të mbetemi të angazhuar dhe të punojmë së bashku për përfitime konkrete për të gjithë”, shkroi ai.