Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, Sorensen sot ka takuar Petkoviqin

Ka përfunduar takimi i të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

Siç raporton mediumi serb, Tanjug thuhet se pritet të ketë vazhdim të takimit dypalësh të ekipit të ekspertëve të Beogradit së bashku me Petkoviq dhe ekipin e ekspertëve të BE-së.

Kujtojmë se ky është raundi i parë i dialogut me Sorensen, pasi ai mori detyrën nga Miroslav Lajcak në fund të janarit. /21Media

Back to top button