Dialogu në “duart” e Konjufcës nuk shihet si ndryshim

Pas një cikli prej më shumë se katër vjetësh të dialogu të udhëhequr në nivel kryenegociatorësh,  nga Besnik Bislimi, ky proces kaloi nën drejtimin e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe diasporës në krye me Glauk Konjufcën.

Lidhur me objektivat e Konjufcës në dialog me Serbinë, RTV21 iu drejtua ministrisë së tij, me pyetje konkrete, mirëpo nuk morëm përgjigje.

Derisa në një deklarim të mëhershëm sa ishte kryeparalamentar Konjufca kishte thënë se pa njohje reciproke s’mund të ketë përparim në dialog, në këtë proces Kosova ka marrë zotimin edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Vetëm një qelës është me ecë dialogu përpara, Asociacioni bashkë me njohjen përndryshe s’ka avancim të dialogut është problem”.

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, thotë se kalimi i dialogut tek Ministria e Jashtme nuk përbën asnjë ndryshim në proces. Sipas tij, zbatimi i marrëveshjeve ta arritura do të jetë thelbi i presionit të faktorit ndërkombëtar për palët.

“S’paraqet asnjë lloj ndryshimi sepse  pritet që  nëse do ketë vazhdim të dialogut do ketë vetëm zbatim të marrëveshjeve te arritura dhe s’bëhet fjalë për ndonjë ndryshim.  Ky proces duket lart nga të qenurit i përmbyllur në tërësi sepse nuk është negociuar asnjëherë enje marrëveshje përfundimtare gjithë përfshirëse me njohje reciproke mendoj s’do ketë prioritet më të madh në arenën ndërkombëtare sepse roli u ks në arenën ndërkombëtare është  minimal  prandaj procesi i dialogut duket se do jetë përsëri arena e veten në të cilën Kosova  mund të jetë e përfshirë në mënyrë intensive se a do shënohet ndonjë sukses në këtë proces është herët të flitet. Zbatimi i marrëveshjeve të arritur do jete  jetë thelbi dhe pika e vetme ku be dhe bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion tek palët në këtë rast për Kosovën s’ka asgjë më të rëndësishme sesa zbatimi i marrëveshjes në ketë pikë dhe është e dukshme e pritshme dhe normale  që be do ti imponojë ks qeverisë që të vazhdojë tutje me zbatimin e marrëveshjes bazike të arritur ndërmjet Kurtit dhe Vucic e cila në thelb e ka çështjen themelimit të asociacion it. Dhe ne e dimë në një formë se kr kurti e ka pranuar një draft statut nga BE-ja…”, tha Çollaku.

Duke e cilësuar lëvizjen e palës kosovare në udhëheqjen e dialogut si ndryshim jo të madh, Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, nuk e përjashton mundësinë që Brukseli t’i bëjë presion Kosovës për Asociacionin, por sipas saj BE-ja duhet qartësuar çështjen e validitetit të marrëveshjes pa nënshkrim të palëve.

“Me këtë Kosova dërgon edhe një herë një mesazh karshi BE-së se e sheh dialogun si prioritet dhe e trajton në nivelin më të lartë në pozicionet e qeverisë. Gjithashtu nuk shoh ndonjë ndryshim në kuptim të koordinimit sepse Konjufca është shumë i afërt me Kurti. Do të bëhet presion si nga Brukseli nëse jo në këtë fazë në fazat e më vonshëm kur mund të konsiderohet për një mundësi për marrëveshje finale por e rëndësishme është që Kosova ta qartësojë pozicionin e saj karshi kësaj kërkese fillimisht brenda dhe me pas me një konsensus shumë më të gjerë politik”…

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023 por kjo marrëveshje nuk është zbatuar./RTV21/21Media

Back to top button