Diaspora ka energji dhe kapital për investime në vendet shqiptare

Destani konsideron që po vinë ditë të mira për investime të mërgatës në rajon

Kryetar nderi në Rrjetin Global, Lazim Destani shpreson që në të ardhmen të ketë më shumë investime nga diaspora në viset shqiptare. Sipas tij, diaspora ka energji ka kapacitet për investime të tilla, veçse duhet të ketë më shumë siguri për investitorët.

Megjithatë, ai konsideron që po vinë ditë të mira për investime të mërgatës në rajon, në vendet me shumicë shqiptare.

Lazim Destani nga Rrjeti Global pranon se ka disa mangësi në të bërit biznes, por thotë se po punohet në vazhdimësi për të kaluar pengesat në mënyrë që të ketë më shumë investime të diasporës në vendet e origjinës.

“Diaspora, sikur e dimë të gjithë, ka energji, ka kapital, dije, kapacitet, ku mund të investohet në vendet tona, por duhet pak të kenë siguri në kapitalin e vet. Për atë, besoj se jemi në rrugë të mbarë në të gjitha viset tona ku në të ardhmen të kemi investime të mira….Këtu në Gjermani kemi bashkëpunim të ngushtë me kompani gjermane, secili profilin e vet, gjermanët, po të dimë ne si kompani të ndryshme t’i nxisim, t’i ofrojmë ata janë të hapur dhe nuk përtojnë asgjë. Ka shumë bashkëpunime të mira, edhe ata kanë interes edhe ne kemi interes, bile edhe interesat e njëjta i kemi edhe në investimet që bëjnë në vendet tona”, thotë ai.

Biznesmeni nga Maqedonia porosit secilin që të ketë besim në kapitalin dhe investimin e tij.

Sipas tij, një klimë e mirë për investime, i bën të gjithë më të besueshëm dhe më të qartë, duke rritur kështu edhe numrin e investimeve në vende të ndryshme.

Back to top button