Diçka e re nga Getinjo

 
Reperi Getinjo ka dhënë një lajm të mirë për fansat e muzikës së tij.
Ai ka finalizuar një këngë të re që pritet shumë shpejt të publikohet.
Në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka zbuluar se kënga e re titullohet “Njejt” dhe ka ndarë me ndjekësit pak nga kjo këngë e re.

“Së shpejti…’Njejt'”, ka shkruar Getinjo krahas videos.


“Real” mbetet projekti i fundit muzikor nga Getinjo. Kënga është publikuar më 1 dhjetor të vitit të kaluar dhe deri tani ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media

Back to top button