Digjen dy hektarë grurë

Në Milloshevë digjen ara të mbjellura me grurë

Policia njofton se dje dy persona nga fshati Milloshevë e Obiliqit kanë njoftuar në Polici se për shkaqe të panjohura u janë djegur arat të cilat i kishin të mbjella me grurë.

Njësitë e zjarrfikësve e kanë fikur zjarrin. ”Sipas ankuesve nga zjarri janë djegur rreth 2.1 hektarë”, njofton policia./21Media

Back to top button