Digjen pesë vetura në Pejë

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri pesë vetura. Në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët, viktima meshkuj kosovar, kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti i cili është iniciuar si “Zjarrvënie”, është duke u hetuar nga policia./21Media

Back to top button