Digjet banesa në Gjilan, vdiq një 50-vjeçar

(Lajm i përditësuar)


Vdekja e 50 vjeçarit pas shpërthimit të zjarrit në Gjilan, Hyseni ngushëllon familjarët

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i ka shprehur ngushëllime familjes pas vdekjes së një 50 vjeçari në një aksident zjarri në  një banesë në Gjilan.

Hyseni e ka cilësuar këtë si tragjedi të rëndë, duke thënë se shpreson që tragjedi të tilla të mos ndodhin më, njofton portali rtv21.tv

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve e bashkëqytetarëve.

Njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa, për çështje sigurie. “, ka shkruar Hyseni në Facebook.


Përfshihet nga zjarri banesa në Gjilan, vdiq një 50-vjeçar

Një person i moshës 50 vjeçare ka vdekur si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e tij në Gjilan të shtunën rreth orës 08:45.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Drejtoria rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan, sot më 08.07.2023 në orën 08:45 nga qendra emergjente 112 është pranuar një informatë se nga një banesë afër tregut të gjelbër kati i katërt është duke dalë tym. Janë angazhuar njësitet patrulluese. Njësitet e zjarrfikësve me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes”, ka thënë ai.

“Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë është gjetur një person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50-vjeç . Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML”, ka shtuar ai.

Back to top button