Digjet IML-ja, Policia jep detaje për RTV21

(Lajm i përditësuar)


Sot në mëngjes disa zyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë kapluar nga zjarri.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se dy zyra janë përfshirë nga zjarri dhe se nuk raportohe për të lënduar. Ndërsa, kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.


Digjet IML-ja, s’ka të lënduar

Një zjarr i madh ka shpërthyer në objektin e QKUK-së mëngjesin e së martës.

Udhëheqësi i zjarrfikësve, Malë Gashi i ka thënë portalit rtv21.tv se nga zjarri është përfshirë një zyrë në katin e sipërm të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

“Një zyrë në IML është përfshi nga zjarri. Sipas info që kemi, nuk ka të lënduar dhe tashmë zjarri është shuar”, ka thënë ai./21Media

Portali rtv21.tv ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Back to top button