Digjet lokali i Noizyt në Durrës

Lokali në pronësi të reperit Noizy është përfshirë nga flaket një natë më parë.
Si pasojë e flakëve ka dëmtime të shumta brenda ambjetenve te lokalit i cili ndodhet në Durrës.
Paraprakisht dyshohet se shkak mund te jetë një shkëndijë elektrike, raporton oranews.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, ka njoftuar Policia.