Digjet makina e kryetarit të PS-së
Vetura ishte e Andi Marku, kryetar i PS-së për Lezhën
Sot në mëngjes është gjetur një veturë e djeguri para Prefekturës së Lezhës.
Raportohet se automjeti ishte në pronësi të shtetasit Andi Marku, kryetar i PS-së për Lezhën dhe ish-kryetar i komunës Kolsh. Marku ka shërbyer edhe si shef komisariati në disa qarqe të vendit.
Policia shqiptare ndodhet në vendin e ngjarjes ku po i hetojnë shkaqet e zjarrit, nëse ka qenë i qëllimshëm apo ndonjë defekt teknik.