Digjet ndërtesa e Kongresit
Kundërshtohet manipulimi me kushtetutën në Paraguai
Të pakënaqur me ndryshimet kushtetuese dhe manipulimet e presidentit Kartes, deomstruesit kishin hyrë në ndërtesën e Kongresit duke e bastisuar atë dhe duke ia vënë zjarrin. Policia kishte intervenura me përdorimin e plumbave prej gome.
Mediat lokale kanë raportuar për dhjetëra persona të plagosur, përfshirë protestues, politikanë e efektivë të policisë. Kreu i partisë kryesore opozitare, Efrain Alegre ka thënë se një aktivist ishte qëlluar për vdekje, shkruan rtv21.tv
Senatori opozitar, Desire Masi këtë veprim të ndryshimt të Kushtetutës e ka cilësuar si grusht shtet dhe ka paralajmëruar rezistencë ndaj këtij veprimi. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Twitter, presidenti Cartes ka apeluar për qetësi.
Në një votim të fshehtë, që u zhvillua në një zyrë të Kongresit, 25 senatorë i kishin dhanë dritën jeshile projektligjit që i jep mundësi presidentit për një mandat të dytë ndonëse kjo është e ndaluar me kushtetutën aktuale të vitit 1991.
Projektligji duhet të aprovohet edhe në Dhomën e deputetëve, ku presidenti Cartes gëzon shumicën./21Media