Digjet një automjet në kryeqytet

Nuk raportohet për të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët sot në “Rrugën B” në Prishtinë.

Incidentin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, ku është kapluar nga flakët një automjet”, tha Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se nga ky incident përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë./21Media

Back to top button