Digjet një shtëpi 200 vjeçare, ishte në mbrojtje të shtetit të Kosovës

Një shtëpi e vjetër rreth 200 vjeçare në Gjilan që ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur.

Sipas raportit ditor të Policisë ankuesi kosovar ka njoftuar policinë të shtunën se shtëpia e vjetër e vëllait është djegur dhe sipas tij shkaktar i zjarrit është faktori njeri.

Policia njofton se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button