Digjet një shtëpi në Malishevë, një i vdekur

Sot rreth orës 02:40 ka marrë flakë një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se në shtëpinë që ishte duke u djegur kishin qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte. Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkullor i moshës 76 vjeçare, pa shenja jete (vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes). Po ashtu njëri prej të mbijetuarve për shkak të gjendje së rënduar shëndetësore, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Zjarrvënie” dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e incidentit./21Media

Back to top button