Digjet një shtëpi në Mazgit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Obiliq.
Një burrë ka raportuar se shtëpia e tij në fshatin Mazgit është kapluar nga zjarri, të hënën rreth orës 15:30.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Zjarri kishte përfshirë katin e dytë të shtëpisë, banorët kanë arritur që të evakuohen dhe nuk ka persona te lënduar, ka njoftuar tutje Policia.
Rasti është nën hetime nga njësitë relevante./21Media