Kaloni te përmbajtja kryesore

Digjet një shtëpi, shkak shkëndija elektrike

Nuk ka të lënduar

Një shtëpi private në lagjen “Partizani” të Vlorës është përfshirë nga zjarri rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se zjarri fillimisht ka nisur në ambjentet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në dhomat e tjera.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar. Familjarët kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes, por sapo kanë parë flakët kanë dalë me shpejtësi jashtë.

Tre zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike./oranews

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button