Digjet shtëpia tri katëshe në Suharekë, sipas pronarit vlera e dëmit është 60 mijë euro

Një shtëpi është djegur në fshatin Vraniq të Suharekës, ku dëmi sipas pronarit llogaritet të jetë 60 mijë euro.

Për rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka treguar se nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

“Zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit nesër do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, ka thënë Bytyqi./21Media

 

Back to top button