Digjet tërësisht një lokal në Bogë, policia jep detaje

 

Sonte është përfshirë nga zjarri një lokal në Bogë . Si pasojë e zjarrit lokali Wolfpack është djegur tërësisht.

Lajmin për portalin  rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 18:45, policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar. Shkaqe e zjarrit ende nuk dihen./21Media

Back to top button