Digjet tërësisht një veturë në Gjilan

Një veturë është përfshirë nga zjarri gjatë kohës sa ishte në lëvizje në rrugën e Malishevës, në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka informuar se nuk është raportuar për persona të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, pos dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar, ndërkohë që vetura, e cila ka marrë flakë aksidentalisht, është “Golf 2” dhe si pasojë e zjarri është shaktërruar në tërësi.
“Ju njoftojme se me date 23 korrik 2021 rreth orës 11:00 është raportuar se një veturë ka marë flakë derisa ishte në levizje në rrugen e “Malishevës” në Gjilan. Patrulla policore si dhe zjarrfikesit i janë pergjigjur rastit . Zjarri është lokalizu nga zjarrfikesit. Vetura që ka mare flakë aksidentalisht është Golf II me targa 06, e njëjta si pasoj e zjarrit është shkaterru e tëra”, ka informuar Hashani.
Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se nga zjarri, dëme materiale ka pësuar edhe vetura “Mercedes” e cila ishte e parkuar në afërsi.
“Vlen të ceket se dëme të vogla nga zjarri ka pesuar edhe vetura Mercedes me targa 06,që ishte e parkuar në afersi. Fatmirësishtë veq dëmeve materiale nuk ka person të lënduar. Policia e Kosovës nga stacioni plicor i Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet se si ka ardhë deri te zjarri”, ka informuar tutje Hashani.
Ndërkohë, Policia po vazhdon hetimet në lidhje me rastin./21Media

Back to top button