Digjet vetura e një polici në Pejë

Një veturë e një zyrtari policor është përfshirë nga zjarri sonte në Pejë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë një veturë është kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” ka deklaruar Gashi.

Back to top button