Digjet vila e deputetit Mefail Bajqinovci

Vila e deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në fshatin Katunishtë te Podujevës është djegur rreth orës 19:00 më 24.09.2024.
Këtë e konfirmoi vetë Bajqinovci për kallxo.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.