Dimal Basha u dënua me 25 mijë euro për shpifje dhe fyerje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar pjesërisht padinë e Mustafë Graincës kundër, tashmë Kryekuvendarit Dimal Basha, duke e detyruar këtë të fundit të paguajë kompensim prej 25,000 eurosh për dëmin e shkaktuar nga shpifjet dhe fyerjet e publikuara në Facebook.
Sipas aktgjykimit nga Gjykata Themelore e Ferizajt, tashmë, kryetari i Kuvendit është obliguar të paguajë dëmshpërblim në vlerë 25 mijë euro, pasi është gjetur fajtor për shpifje.
GJYKATA THEMELORE NË FERIZAJ, DEPRATAMENTI I PËRGJITHSHËM- DIVIZIONI
CIVIL, me gjyqtaren Kreshnike Zymberi Beqiri, në çështjen kontestimore të iniciuar me padinë
e paditësit M. G. nga F., të cilin me autorizim e përfaqëson avokati Jeton Berisha nga Ferizaj,
kundër të paditurit D. B. nga F. në rr. “L. e P.” Objekti “F.”, të cilin me autorizim e përfaqëson
avokati Fitim Shabani nga Ferizaj, për çështjen objekt kontesti shpifje dhe fyerje, vlera e
kontestit 65,000.00€, pas mbajtjes së seancës për shqyrtim kryesor publik të datës 25.06.2025, të
mbajtur në prezencë të përfaqësuesit të paditësit dhe në mungesë të përfaqësuesit të të paditurit,
me datë 22 korrik 2025 mori këtë:
A K T G J Y K I M
I. APROVOHET PJESËRISHT si e bazuar kërkesëpadia e paditësit M. G., e ushtruar
kundër të paditurit D. B., si e bazuar.
II. DETYROHET i padituri që ta tërheq shkrimin editorial të publikuar në portalin “I.i” me datë 01.07.2019 si dhe të tërheq shkrimet e datave 22.07.2019, 10.09.2019, 10.01.2020, 22.01.2020 dhe 30.01.2020 të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin sociale ‘’Facebook’’.
III. DETYROHET i padituri që t’i kërkoj falje publike paditësit, e cila duhet të bëhet nëportalin ‘’I.’’ ku është bërë publike përmbajtja fyese dhe shpifëse si dhe në llogarinë e tij në rrjetin sociale ‘’Facebook’’, me premtimin se nuk do ta përsëritë fyerje të tilla dhe këtë në afat prej 8 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e pasojave ligjore.
IV. DETYROHET i padituri që paditësit, ti kompensoj dëmin e shkaktuar në emër të shpifjes
dhe fyerjes së personalitetit në lartësi prej 25,000.00€ (njëzetë e pesëmijë euro), me
Numri i lëndës: 2019:156750
Datë: 22.07.2025
Numri i dokumentit: 07561117
2 (24)
2024:350929
kamat ligjore prej 8% nga dita e paraqitjes së padisë (22.07.2019) e deri në përmbushjen
definitive dhe atë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi,
nën kërcënimin e pasojave ligjore- përmbarimit të detyrueshëm.
V. DETYROHET i padituri që t’ia paguaj shpenzimet e procedurës paditësit në shumën e
përgjithshme prej 2,607.00€ (dy mijë e gjashtëqind e shtatë euro), brenda afatit prej 15
ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nën kërcënimin e përmbarimit.
VI. REFUZOHET pjesa tjetër e lartësisë së kërkesëpadisë së paditësit dhe atë sa i përketë
kompensimit për shkak të shkak të shpifjes dhe fyerjes- vuajtjeve shpirtërorë në lartësi
prej 40,000.00€ (dyzetë mijë euro), si e pa bazuar.