Dioqeza e Rashkës-Prizrenit: Presim që toka t’i kalojë Manastirit të Deçanit

Askush nga institucionet e Kosovës “nuk ka kontaktuar as me Dioqezën e Rashkës-Prizrenit, as me Manastirin e Deçanit”, në lidhje me ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016, për tokën e Manastirit të Deçanit.

Kështu thonë për rel nga Dioqeza e Rashkës-Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, duke theksuar se, prej vitesh, dëgjojnë mesazhet e zyrtarëve më të lartë të Kosovës se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit “nuk është sjellë ligjërisht dhe nuk mund të zbatohet”, andaj “duhet të ketë një dialog kishtar për të”.

Back to top button