Diploma e drejtorit sherr mes partive

Këshilltarët e VMRO-DPMNE thonë se organet kompetente janë ato që vlerësojnë se drejtori i kësaj ndërmarrje a ka diplomë adekuate për pozitën që ka

Ka vazhduar sherri për diplomën e drejtorit të ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe Kanalizim”, Aleksandar Atanasov. Me këtë u morën  këshilltarët e LSDM në Qytetin e SHkupit, të cilët kërkuan  shkarkimin e tij, pasi që nuk ka shkollim adekuat dhe diplomë të pavlefshme.

“Nga kryetari i Qytetit Të Shkupit kërkojmë të shkarkojë drejtorin e Ujësjellësit të Shkupit, për shkak se i njëjti është i emërtuar pa dëshmi për shkollim të kryer”, u shpreh Dragi Davçevski, koordinator i grupit të këshilltarëve të LDSM.

Por në mbrojtje të Atanasovit dolën këshilltarët e VMRO-DPMNE, duke theksuar se ai me sukses po e kryen detyrën e tij.

Ajo theksoi se organet kompetente duhet të  vendosin nëse drejtori i ujësjellësit ka apo jo diplomë adekuate për pozitën e tij si drejtor.

“Ne si këshilltarë nuk kemi detyrë dhe përgjegjësi për të kryer kontrolle apo ndikim në përzgjedhjen e kandidatëve për menaxher të një kompanie publike. Drejtori se çfarë diplome ka dhe a është vetëm me shkollim të mesëm, këto janë vetëm spekulime, të cilat ende nuk janë vërtetuar”, tha Sllobodanka Aleksovska, koordinatore e grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE.

Por nga këshilltarët e VMRO-DPMNE thonë se organet kompetente janë ato që vlerësojnë se drejtori i kësaj ndërmarrje a ka diplomë adekuate për pozitën që ka. Drejtori Aleksandar Atanasov  dhe ndërmarrja “Ujësjellësi dhe Kanalizim” po vazhdon të heshtë se a është valide ose jo diploma e tij, pas akuzave të djeshme nga Sindikata e punëtorëve të hotelerisë, turizmit dhe zanatçinjve se ai posedon diploma të pavlefshme për arsim të mesëm dhe universitar, të cilat ai i ka marrë jashtë vendit, ndërsa të njëjtat nuk janë të pranuara në vend. Edhe nga kjo sindikatë kërkuan nga i pari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski që të shkarkoj Atanasovin nga detyra e drejtorit, për shkak se sipas tyre nuk respektohet Marrëveshja Kolektive dhe ligjet për marrëdhënie të punës.

Back to top button