Diplomohen nënoficerë të FSK-së në Shqipëri

Nënoficerë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë diplomuar në Shqipëri.

FSK ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH),në Qendrën e Arsimit Profesional të Nënoficerëve(QAPN) pranë Akademisë së Nënoficerëve në Republikën e Shqipërisë në Zall herr, ka përfunduar me sukses Kursi i 56 i Avancuar i Nënoficerit, shkruan rtv21.tv.

“Ky kurse përgatitë nënoficerë të aftë për të vepruar dhe për të qenë të gatshëm të përballen me sfidat në situata të ndryshme krize”, ka shkruar FSK në “Facebook”.

Ndërsa është bërë e ditur se në këtë ceremoni të certifikimit morën pjesë Komandanti i Akademisë gjeneral brigade, Bardhyl Nuredini, Atasheu i Kosovës, Kolonel Enver Hoti, Kom QAPN Kolonel Besim Bala, oficer e nënoficerë të stafit.

Back to top button