Diplomohet gjenerata e 57-të e Policisë

Policisë së Kosovës sot i janë bashkuar mbi 430 kadetë, në mesin e tyre edhe 53 gra.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani ka thënë se në mesin e të diplomuarve janë 17 serbë, pesë boshnjakë, dy goranë, një turk dhe një rom.
Ajo ka thënë se sa më shumë vajza e gra të përfshira në siguri, aq më i sigurt do të jetë vendi.
Sipas saj, diversiteti gjinor e etnik në Policinë e Kosovës është pasqyrim i shtetit dhe reflektim i një mjedisi të sigurt që e meriton Kosova./21Media
Back to top button