Diplomojnë 107 oficerë doganorë

Njëqind e shtatë oficerë doganorë diplomuan sot, më 12 gusht, në një ceremoni të organizuar nga Dogana e Kosovës, institucion ky që shënoi edhe 26 vjetorin e themelimit.
Në ceremoni morën pjesë zyrtarë të lartë institucionalë dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët vlerësuan rolin e Doganës në forcimin e sigurisë kufitare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.