Diplomojnë liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes kanë diplomuar liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili theksoi se kursantët e FSK-së zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në nivelin taktik.
”Forca drejtë sukseseve të radhës! Ne, së bashku me aleatët tanë, jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm”, ka shkruar Mehaj./21Media

Back to top button