Diplomon kontingjenti i ri specialistëve për operacione shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes

Sot ka diplomuar kontigjenti i ri i specialistëve për operacone shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka theksuar se përkrah kolegëve nga vende të ndryshme të botës, një toger dhe tre rreshter kanë diplomuar me sukses në Kursin për Operacione Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes (MPSO), në Qendrën Trajnuese Ushtarake Britanike në Vyskov të Çekisë.
”Përgjatë një muaji, ushtarakët tanë kanë mësuar mbi teknikat dhe procedurat më të avancuara që aplikohen gjatë operacioneve të ngjashme, nga instruktorët britanik me cilësi të lartë dhe me një përvojë të pasur operacionale nga teatrot kryesore të konflikteve”, ka shkruar Mehaj.
Ky i fundit ka theksuar se ushtarët e Kosovës janë të gatshëm gjithmonë për të dhënë kontributin efektiv, në operacione shumëkombëshe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë./21Media

Back to top button