Disa gjëra që hotelet me 5 yje nuk dëshirojnë që ju t’i dini

5 sekretet që nuk i dini që ndodhin në hotelet luksoze

Nëse stili i jetesës ju lejon të qëndroni në to ose thjesht t’i admironi në Instagram, hotelet me pesë yje janë një perspektivë tërheqëse.

Nga çerdhet në suita të mbushura me shampanjë, hotelet më luksoze në botë japin idenë se ata kanë gjithçka nën kontroll, shkruan rtv21.tv

Por ka më shumë gjëra që ndodhin prapa skenave sesa mund të mendoni.

Një përdorues i platformës “Quora-s” e bëri pyetjen: “Cilat janë gjërat që hotelet me 5 yje që nuk duan që ju të dini?”

Një numër njerëzish që pretendojnë të kenë përvojë në hotele dhe mikpritje iu përgjigjën kështu – është ajo që ata kishin për të thënë.

Gjendja sociale ka rëndësi…

Udhëheqësi i Business Development , Cameron Nezam, tregoi që gjendja juaj sociale iu jep më shumë të drejta gjatë qëndrimit në një hotel.

“Nëse jeni mysafir i rangut të lartë, person publik, mysafir i nderit, atëherë këto hotele do t’iu kushtojnë vëmendje më të madhe. Një person publik apo një mysafirë i pasur do të trajtohet shumë më ndryshe se vetëm një person që nuk i takon ndonjë profesioni që ata njohin.”, tha ai.

Në të shumtën e rasteve ata e dinë se kush jeni ju, para se ju të arrini në hotel

Nezam tha që hotelet me 5 yje, tentojnë të mësojnë sa më shumë për personin që do të arrij në hotel, në mënyrë që të kenë një ide paraprake për të.

Këto informacione do të përcaktojnë se sa e mirë do të jetë dhoma e tyre, thotë ai.

Sjellja juaj është e shënuar në databazën e hotelit

Nëse bëni probleme gjatë qëndrimin në një nga hotelet me pesë yje, ata do të tentojnë të shkruajnë në databazën e tyre çdo lëvizje tuajën. Kjo vetëm për faktin që nëse kërkoni të qëndroni sërish në atë hotel, ata do të dinë të përgjigjen se a është ndonjë dhomë e lirë apo jo!

Shpeshherë ata japin dhoma falas për fytyrat publike

Kjo ndodhë për të vetmen arsye se nëse fytyrat publike e bënë ndonjë postim në rrjetet sociale, kështu do të fitojnë më shumë klientë.

Do ta mbrojnë privatësinë tuaj nëse ju keni ndonjë aferë dashurie

Nëse ju jeni të përfshirë në ndonjë aferë dashurie dhe keni qëndruar me të në hotel dhe vizitoni të njëjtin hotel sërish me familje, ata nuk do të flasin. “Do të bëjnë që nuk ju njohin apo nuk dëshirojnë të flasin shumë me anëtarët e tjerë të familjes”, thotë Nezam.

Nëse dëshironi që t’i vizitoni hotelet me 5 yje, atëherë kontrolloni gjithmonë këto gjëra./21Media

Përktheu dhe përshtati rtv21.tv

Back to top button