Disa lagje në Prishtinë nesër do të mbesin pa ujë për pesë orë

Nesër në Prishtinë nuk do të ketë ujë për pesë orë në disa lagje të Prishtinës, pasi siç tha kompania rajonale e ujësjellësit KRU Prishtina, do të realizohen punime teknike në rrjetin e ujësjellësit

Lagjet që do të mbeten pa ujë nga ora 11:00 deri në orën 16:00  janë Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Swiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te hotel Emerald.

“Punimet realizohen për infrastrukturë më të mirë të rrjetit të ujësjellësit”, tha kompania. /21Media

Back to top button