Disa mënyra për ta larguar zbokthin

 

Zbokthi mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh, duke filluar nga tharja e skalpit pastaj nga sëmundje të ndryshme siç është dermatitis seborheik, ai mund të shkaktohet edhe nga produktet e pasura me kimikate, ose nga shkaqe të brendshme siç janë sëmundjet e skalpit të kokës.

Prandaj, ekzistojnë disa mënyra se si mund ta parandalojmë zbokthin.

Aspirina është njëra prej mënyrave që mund ta përdorim, pasi që kjo e fundit përmban të njëjtin përbërës aktiv acid salicilik si shumë shampo të posaçme për trajtimin e zbokthit. Kështu, mjafton të shtypni dy aspirina të mëdha derisa të formoni pluhurin e imët dhe shtojeni në shampon që përdorni zakonisht. Lani flokët si zakonisht, lëreni shampon 1-2 minuta në flokë dhe më pas mund t’i shpëlani.

Vaji i pemës së çajit, mund të përdoret si formë tjetër për zhdukje të zbokthit. Shumë i njohur për aromën e tij të freskët e për vetitë në flokë e lëkurë. Një shampo e pasur me këtë vaj mund të ulë me 78% mikrobet dhe zbokthin në lëkurën tuaj. Mjafton të shtoni disa pika të këtij çaji në shampon tuaj dhe lajini si zakonisht.

Mënyra tjetër është soda e bukës fillimisht lagini flokët e më pas fërkoni skalpin me sodë buke për disa momente. Në fund lajini flokët si zakonisht.

Uthulla e mollës mesa duket është zgjidhja e shumë problemeve të organizmit dhe bukurisë. Kjo është një mënyrë për ta larguar zbokthin, sepse aciditeti tek uthulla ndryshon pehashin e lëkurës tuaj duke larguar zbokthin. Përzieni 50 ml uthull me 50 ml ujë dhe spërkasni flokët, duke synuar rrënjët. Mbështillni kokën me një peshqir dhe lëreni uthullën të qëndrojë për 15 minuta deri në një orë, pastaj lani flokët si zakonisht.

Dhe në fund Aloe Vera është mënyrë më natyrale për trajtim, sepse ajo është e pasur me vlera që e mbrojnë trupin në shumë forma./21Media

Back to top button