Disa mënyra për të zgjeruar këpucët
Shumicës së njerëzve i ka ndodhur që të fiksohen pikërisht pas atyre këpucëve që nuk të rrinë siç do të doje të të rrinin. Janë të ngushta, por janë kaq të bukura sa s’mund t’i humbasësh.
Ka disa metoda që mund t’i zgjeroni në kushte shtëpie.
1. Vishini këpucët e reja në mbrëmje
Përreth shtëpisë. Disa netë pasi ta keni praktikuar këtë do ta shihni që do t’i ndjeni shumë më të rehatshme se më parë.
2. Metoda e ngrirjes
Merrni dy qese të izoluara mirë dhe mbushini me ujë. Vendosini ato brenda këpucëve dhe vendosini në frigorifer. Dihet që uji kur ngrin zgjerohet dhe në këtë mënyrë do të zgjerojë edhe këpucët tuaja.
3. Metoda e patates
Qeroni një patate dhe jepini asaj formën e pjesës së gishtave tek këpucët. Fshijeni pataten me një letër dhe vendoseni brenda këpucëve gjatë natës. Patatet do ta zgjerojnë ndjeshëm këpucën gjatë natës./21Media