Disa pjesë të kryeqytetit do të mbesin pa ujë të dielën

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punime të planifikuara teknike në rrjetin e ujësjellësit, të dielën disa pjesë të kryeqytetit do të mbesin pa ujë.
“Ditën e diel më 24 prill 2022 do të realizojmë punime të planifikuara teknike, ndërrimi i segmentit të gypit transportues DN 600 mm që furnizon me ujë rezervuarin e Kodrës së Trimave në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë (Rehabilitimi i gypit të çelikut, i cili për shkak të korozionit ka pasë rrjedhje/defekte të shumta)”, njofton KRU “Prishtina”.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se si shkak i këtyre punimeve, pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 10:00-17:00 do të mbesin këto zona: Lagjja Kodra e Trimave në tërësi, lagjja Medrese, lagjja Çamëria, lagjja Kolovica e Vjetër, fshati Llukar, fshati Makovc, fshati Sinidoll dhe pjesa e lartë e lagjes Arbëria (lagjja e re mbi komunën e Prishtinës).
“Punimet teknike do të fillojnë në orën 06:00-18:00 derisa ne përmes rezervuarëve do të mundohemi që konsumatorët t’i furnizojmë me ujë të pijshëm në orët e mëngjesit dhe para kohës së iftarit, të ditës së diel“, njofton KRU “Prishtina”.
KRU “Prishtina” ka thënë se intervenimet e tilla të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit po realizohen për një funksionim më të mirë të infrastrukturës së ujit./21Media

Back to top button