Disa produkte bukurie që jeni duke i përdorur gabimisht
Kjo ju ka ndodhur ndoshta edhe juve: disa produkte bukurie të mbivlerësuara e bënë që lëkura juaj të ndjehet si shkretëtira e Saharasë dhe një maskë e ashtuquajtur “hidratuese” për fytyrën e bëri atë të ndjehet edhe më e thatë se më parë. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni qafe çdo produkt bukurie që keni. Ndoshta gjithçka që duhet të bëni është të ndryshoni mënyrën e përdorimit të disa produkteve.
Bright Side tregon për disa nga produktet e bukurisë që mund të jen duke i përdorur gabimisht.
Përdorni faculeta të lagura për të hequr grimin çdo ditë

Nuk duhet të përdorni faculeta të lagura gjatë gjithë kohës: ato nuk e pastrojnë lëkurën siç duhet. Për më tepër, ato janë bërë nga një material i ashpër që shkakton acarim dhe tharje të lëkurës. Ju duhet t’i përdorni ato vetëm kur nuk keni akses në ujë dhe një pastrues të mirë. Por për kujdesin e përditshëm, duhet të përdorni pastrues të veçantë.
Mendoni se serumi mund të përdoren veçmas

Serumi duhet të aplikohen përpara përdorimit të një kremi hidratues. Dhe është më mirë ta bëni atë në mbrëmje, veçanërisht nëse serumi përmban retinol. Kjo do të lejojë që lëkura të thithë plotësisht lëndët ushqyese të nevojshme. Një maskë për fytyrën do ta bëjë atë edhe më efektive. Në verë, produktet e pasura me retinol mund të përdoren vetëm së bashku me krem kundër diellit, sepse ato e bëjnë lëkurën shumë të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit që mund të provokojnë djegie nga dielli.
3.Ju përdorni sfungjerë të thatë për ta vendosur fondatinën

Shumica e sfungjerëve, veçanërisht blenderët e njohur të bukurisë, duhet të jenë të lagur. Kur janë thatë, “hanë” shumë nga produkti i bukurisë dhe nuk e shpërndajnë atë në mënyrë të barabartë.
Përdorni xhel dhe pastrues shkumues vetëm për të larë grimin

Pastruesit janë shumë më të dobishëm nëse nuk përdoren vetëm për të hequr grimin në mbrëmje, por edhe në mëngjes. Në këtë mënyrë, ju mund të hiqni sebumin, qelizat e vdekura të lëkurës dhe të gjitha papastërtitë dhe djersën që janë në lëkurën tuaj gjatë natës.
Mbani një maskë gjatë tërë natës ose e hiqni atë vetëm pasi të thahet plotësisht

Çdo lloj maske fytyre duhet përdorur sipas udhëzimeve. Mos e lini maskën në fytyrën tuaj brenda natës, përveç nëse prodhuesi thotë kështu – kjo mund të çojë në probleme serioze të lëkurës. Maskat e fytyrës prej pëlhure duhet të hiqen para se të thahen: nëse nuk e bëni këtë, maska do të fillojë të thithë lagështinë nga lëkura, gjë që e bën lëkurën më të thatë. E njëjta gjë vlen edhe për maskat e fytyrës prej balte – ato duhet të aplikohen në një shtresë të trashë në mënyrë që lagështia të avullojë më ngadalë. Hiqini ato ndërsa janë ende ngjitëse.
E fërkoni fytyrën me locion që përmban alkool

Kremra të ndryshëm për fytyrën kanë efekte të ndryshme. Sigurisht, përbërësit e tyre janë të ndryshëm në varësi të funksionit të produktit. Megjithatë, shumica e locioneve përmbajnë alkool dhe nëse i përdorni mjaft shpesh, lëkura fillon të prodhojë edhe më shumë sebum si përgjigje ndaj kimikateve agresive. Gjithashtu, kremrat nuk duhet të aplikohen në të gjithë fytyrën, por në vend të kësaj, në zona të veçanta./21Media