Si pasojë e vërshimeve që shkaktuan dëme të shumta në Kosovë, disa prej qytetarëve të veriut janë detyruar ta kalojnë natën jashtë.

Kjo u bë e ditur nga ish deputetja Valdete Idrizi e cila tha se mbrëmë vizitoi disa nga qytearët në Lagjen e Boshnjakëve.

“Në këto orë të vona, pak para mesnate, e në kētë natë të ftohtë ata qëndronin jashtë dhe bënin roje, e duke e ndihmu njëri tjetrin.Njejtë edhe banorët e lagjes Dy Korriku, të Lisicës dhe të gjithë ata që jetojnë afër lumenjëve. Bashkëndjejmë me këta qytetarë tē qytetit tonë dhe gjithandej vendit tonë. “, shkroi ajo në Facebook, derisa ka falënderuar njerëzit e vullnetit të mirë që i janë bashkuar ndihmës në këto zona.

“Falenderim e mirënjohje për zhytësit e klubit Trepça, Zjarrfikësit, Policinë e Kosovēs, Forcat e Sigurisë dhe të gjithë njerzit vullnetmirë që po u dalin në ndihmë qytetarëve që u detyruan të lëshojnë shtëpitë e tyre.Lutem që niveli i ujit të bie sa më shpejt e banorët të kthehen sa më shpejt dhe dëmet e mëdha të sanohen sa më shpejt!”, shkroi Idrizi.

Vërshimet kanë shkatuar dëme edhe në qytete të ndryshme të Kosovës, Drenas, Malishevë, Vushtrri e të tjera./21Media