Disa raste të kalimi të kufirit ilegalisht në Kosovë – Serbi

Pesë persona kanë kaluar kufirin ilegalisht ditën e diele në qytetin e Leposaviqit dhe Zubin Putokut.

Policia e Kosovë në raportin 24 orësh tregon detajet dhe qytetet të cilat kanë kaluar kufirin Serbi- Kosovë.

“Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit kanë hasur në të dyshuarin mashkull serb i cili ka kaluar ilegalisht kufirin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se nga njësiti policor janë ndaluar një veturë dhe një kamion në të cilin gjendeshin një mashkull dhe dy femra serbe të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. “

Nga njësiti policor është ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton PK. /21Media

Back to top button