Tre të vrarë nga sulmi me thikë në festivalin gjerman

(Lajm i përditësuar)
Tre persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit, thotë policia.
Sulmi ndodhi gjatë një festivali në qendër të qytetit të premten në mbrëmje. Mësohet se sulmuesi është ende i lirë.
Media gjermane Bild thotë se një burrë goditi rastësisht kalimtarët. Një gjueti e madhe është duke u zhvilluar, me helikopterë të policisë që shihen të fluturojnë mbi qytet.
Qyteti industrial po festonte 650 vjetorin e themelimit.
Disa të vrarë nga një sulm me thikë në Gjermani
Disa persona raportohet të jenë vrarë në një sulm me thikë në qytetin e Solingenit në Gjermani, të premten në mbrëmje.
Mediumi “Bild” ka raportuar se një burrë ka therur disa persona që ishin pjesë e një festivali për të shënuar 650-vjetorin e Solingenit. Sipas raportimit, ka disa të lënduar.
Sulmuesi besohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes e se është në kërkim.
Autoritetet e qytetit kanë kërkuar nga njerëzit të largohen nga zona.
Ekipet e emergjencës janë në vendngjarje duke trajtuar të lënduarit, sipas mediave lokale.
Detajet tjera ende nuk dihen.