Diskutohet për privatizimin e Telekomit

Në vitin 2019 fokus të veçantë do të zë sektori minerar

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me ftesë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) ka marrë pjesë në konferencën për Menaxhimin dhe Sfidat e Ndërmarrjeve Publike, bën të ditur MZHE përmes një komunikate për media.

Kreu i MZHE-së, përpos konferencës, ka shfrytëzuar rastin që të takojë Patrick Walsh, Jens Lundsgaard, Milan Martin, të gjithë Anëtarë të Bordit të Bankës dhe Pierre Heilbronn, zv. president i Bankës, me të cilët ka diskutuar për të shtyrë përpara agjendën e privatizimit të Telekomit dhe rritjen e investimeve në sektorin e ujërave, energjisë dhe minierave.

Në vitin 2019, fokus të veçantë do të zë sektori minerar me strategjinë e re të aprovuar nga bordi i BERZH, me të cilët ministri Lluka ka diskutuar për intensifikimin e punëve në zhvillimin e “Trepçës” dhe 11 zonave me interes të veçantë si dhe promovimin e tyre tek kompanitë minerare të listuara në bursën e Londrës.

Back to top button